Rreth FARDI
Forumi Anadrini – organizata e rahovecasve në Prishtinë
Forumi Anadrini (FARDI) është organizatë e themeluar nga rahovecasit që jetojnë dhe veprojnë në Prishtinë, me qëllim që të ndihmojë Rahovecin dhe 36 vendbanimet e tij. Përmes aktiviteteve dhe projekteve të ndryshme, organizata synon të kontribuojë në zhvillimin e komunitetit dhe përmirësimin e mirëqenies sociale.
Qëllimi i organizatës
Qëllimi i FARDI-t është promovimi i qytetarisë aktive përmes përkrahjes, mbështetjes dhe implementimit të programeve për nxitjen e pjesëmarrjes qytetare dhe ngritjen e vetëdijes në përmirësimin e mirëqenies sociale.
Historia e FARDI-t
2022
Takimet e para dhe ideja për krijimin e organizatës
2023
Themelimi zyrtar në muajin maj
2023
Marrja e titullit nderi nga Komuna e Rahovecit
2024
Realizimi i projektit të parë me MKRS
2024
Organizimi i FARDI Fest në muajin gusht
Struktura e organizatës
FARDI funksionon përmes një strukture organizative të ndarë në organe drejtuese dhe sektorë tematikë që mbështesin zhvillimin e aktiviteteve dhe projekteve.
Kuvendi
Organi më i lartë vendimmarrës i organizatës.
Kryesia
Përgjegjëse për drejtimin dhe koordinimin e aktiviteteve.
Komisionet
Struktura operative që zhvillojnë projektet dhe iniciativat.
Fushat e Aktiviteti
Arsim
Ekonomi
Mjedis
Bujqësi
Kulturë
Statusi juridik
Forumi Anadrini është organizatë joprofitabile me formë organizimi si shoqatë, në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-043 për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare.
Dokumentet zyrtare
Dokumentet zyrtare të organizatës janë në dispozicion për transparencë dhe informim publik.
