Mbrëmë, anëtarë të Bordit të organizatës Forumi Anadrini (FARDI) kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e degës së FARDI-t në Bavari të Gjermanisë, kryetarin e degës Mislim Berisha dhe dy përfaqësuesit e lartë të saj, Arsim Zena e Fitim Thaqi.
Në takim u diskutuan çështje rreth organizimit të edicionit të dytë të Forumit Ekonomik, si një platformë për zhvillimin e komunës së Rahovecit dhe bashkëpunimit konkret të bizneseve lokale me ato të mërgatës rahovecase që veprojnë në Gjermani.

Edicioni i dytë pritet të zhvillohet në fillim të vitit 2027 në Bavari të Gjermanisë, dhe do të jetë një mundësi për bizneset lokale që të identifikojnë mundësitë e zgjerimit të bizneseve të tyre dhe identifikimin e partnerëve biznesor.
Mes tjerash u diskutuan edhe një varg çështjesh tjera që kanë të bëjnë me koordinimin dhe forcimin e mëtejmë të organizatës, si një urë lidhëse mes vendlindjes dhe mërgatës rahovecase që jetojnë në Gjermani.


Leave a Reply