Platformë për Dijë dhe Veprim

Një platformë qytetare në shërbim të Rahovecit

Forumi Anadrini lindi nga lidhja e rahovecasve në Prishtinë me vendlindjen dhe nga nevoja për kthimin e kësaj lidhjeje në nisma me vlerë për Rahovecin dhe 36 vendbanimet e tij. Brenda kësaj platforme bashkohen përvoja profesionale, kujtesa e përbashkët dhe kontributi qytetar

Projektet edukative, aktivitetet kulturore, dokumentimi i historisë lokale dhe përfshirja e mërgatës përbëjnë boshtin e veprimtarisë. Në qendër mbetet krijimi i hapësirave ku dijet, idetë dhe partneritetet marrin formë në dobi të komunitetit.