FARDI FEST 2026 u përmbyll me sukses

Është përmbyllur me sukses edicioni i tretë i FARDI FEST, i cili më 2 dhe 3 gusht bashkoi në Gradish të Xërxës mijëra qytetarë, artistë, të rinj, përfaqësues të bizneseve dhe bashkatdhetarë nga mërgata.

Përgjatë dy ditëve, festivali solli një program të larmishëm kulturor, artistik, edukativ dhe argëtues, duke ndërthurur muzikën dhe artin me traditën, kujtesën historike, aktivitetet për fëmijë e të rinj dhe promovimin e vlerave të Anadrinisë.

Përmbyllja e edicionit të tretë konfirmon synimin që FARDI FEST të vazhdojë si një ngjarje tradicionale e përvitshme, që bashkon komunitetin, mërgatën, kulturën, historinë dhe zhvillimin lokal.

Forumi Anadrini falënderon të gjithë pjesëmarrësit, partnerët, sponsorët, vullnetarët, artistët dhe miqtë e festivalit që kontribuuan në realizimin e FARDI FEST 2026.

Shihemi në FARDI FEST 2027!